back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaBotëStjuardesa sakrifikoi vetën duke shpëtuar pasagjerët e aeroplanit të rrëzuar në Rusi

Stjuardesa sakrifikoi vetën duke shpëtuar pasagjerët e aeroplanit të rrëzuar në Rusi

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, ja sa do të mungojë jashtë fushës

Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim serioz, në ndeshjen...

Sami Kurteshi s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami...

​Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme...

Ekuipazhi i fluturimit në avionin rus që u kaplua nga zjarri gjatë një aterrimi emergjent në Moskë po merr lëvdata post mortore pas akteve heroike të tyre që shpëtuan pasagjerët. Një stjuardesë madje u kaplua nga zjarri duke u munduar që të shpëtojë ata që ishin në bord, shkruan agjencia amerikane e lajmeve Fox News.

Ministri rus i transportit Yevgeny Dietrich tha të hënën që punëtorët e emergjencës kanë nxjerrë 41 trupat e viktimave nga rrënojat e Aeroflot SSJ100 që mbante 78 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Avioni aterroi keq në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Moskës Sheremetyevo. Avioni i cili ishte nisur për Murmansk ishte kthyer pas nisjes shkaku i disa problemeve ende të panjohura.

Ndër të vdekurit ishin edhe ndihmës piloti Maxim Moiseev. Ai ndodhej në kokën e aeroplanit teksa aterroi dhe qëndroi brenda dersa aeroplani po kaplohej nga zjarri.

“Ai po mundohej të hapte derën e daljes shpejt që pasagjerët të evakuhoeshin. Ai nuk pati sukses dhe filloi menjëherë të ndihmonte njerëzit që të dilni”, thotë një burim brenda aeroportit.

Ai qëndroi aty duke u munduar që të shpëtonte të gjithë.

Një tjetër anëtar i fluturimit, Tatyana Kasatkina, i tha agjencisë së lajmeve Lenta se ata që ishin në bord kishin vetëm disa sekonda për të ikur në aeroplan, dhe ajo kapi pasagjerët nga jakatë e tyre për t’i hedhur poshtë shirat e shpëtimit.

“Njerëzit duke filluar të dalin nga vendet e tyre dhe duke e bërë për dalje, ndërsa avioni po udhëtonte ende me shpejtësi të lartë, ata po telefononin të afërmit, duke bërtitur se avioni po digjej dhe po binte.”, tha ajo.

Një i mbijetuar vlerësoi ndihmësit e aeroplanit që ndihmuan atë dhe të tjerët.

“Ishte errësirë dhe kishte gaz, temperaturë shumë të lartë. Ata ndihmuan njerëzit nga atje, i ndihmuan ata të zbrisnin,” tha Dmity Khlebnikov.

Videoja në televizionin ruse tregoi se fundi i aeroplanit duke shpërthyer në flakë dhe duke hedhur tym të zi, pasi bëri një ulje të vështirë natën e së dielës. Ata që shpëtuan kërcenin nga aeroplani poshtë slidës emergjente dhe u përplasën nëpër asfalt.

Shumica  e atyre që vdiçën thuhet të kenë qenë të asfiksuar nga tymi.

Trupi hetues kryesor i Rusisë tha të hënën që të dy kutitë e zeza të aeroplanit janë rikuperuar nga aeroplani.

Piloti i linjës është cituar të ketë thënë se aeroplani ishte pa radio komunikuese pas një vetëtime. Avioni ishte nisur për Murmansk në një kohë me stuhi por shpejt u kthye për aterrim emergjent.

SSJ100 i njohur edhe si Superjet u cilësua që po e dërgonte industrinë ruse të aviacionit në një fazë të re. Autoriteti rus u aviacionit në vitin 2017 urdhëroi inspektimin e të gjithë këtyre avionëve në vend si shkak i problemeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz