Stërvitja ekstreme e marinsave amerikanë, pinë gjak kobre për të mbijetuar
01
Lexo edhePanik në Indonezi, shpërthen vullkani “Sinabung”
Duhet të jesh i dëshpëruar për të pirë gjak kobre në mënyrë që të mbijetosh. Por ky është skenari për të cilin përgatiten marinsat amerikanë.
Fotot ekstreme në xhungël vijnë nga një stërvitje e përbashkët mes forcave amerikane dhe atyre të Tajlandës, Singaporit, Japonisë, Koresë së Jugut, Indonezisë dhe Malajzisë, që jo më kot quhet “Kobra e Artë 2018”.Stërvitja po realizohet në provincën Chonburi të Tajlandës dhe përfshin gjithashtu simulime operacionesh shpëtimi, zbarkimi me mjete amfive e të tjera. Stërvitja e përbashkët 10-ditore organizohet për të 37-in vit dhe është një ndër më të mëdhatë në Azi.




Lexo edhePanik në Indonezi, shpërthen vullkani “Sinabung”