back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaSportSterlingu lë të kuptohet se nga “Dardanët” pret sjellje të ngjashme me...

Sterlingu lë të kuptohet se nga “Dardanët” pret sjellje të ngjashme me malazezët

Të ngjajshme

Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë shoubiz

Ramush Haradinaj ka adresuar kritika ndaj ministrit në detyrë...

Liverpool “shkund” Atleticon me dy gola të shpejtë, Salah në super formë

Liverpool ka nisur furishëm përballjen ndaj Atletico Madridit, duke...

Williams: Thaçi inteligjent, pa autoritet në bisedime

Nga gjykata u largua por brenda saj la dëshmitë...

Melinda merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

Raheem Sterling e ka pranuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij në ekipin kombëtar të Anglisë e kishin pritur sjelljen raciste të tifozëve malazezë, gjatë ndeshjes të së hënës mes dy kombëtareve. Ai thotë se një atmosferë të tillë e pret në stadiumet e Evropës Lindore.

Futbollistët e Anglisë ishin caku i disa thirrjeve raciste nga tifozët malazezë, gjatë ndeshjes në Podgoricë. Besohet se malazezët i kishin imituar majmunët dhe i kishin gjuajtur me gjëra të fortë futbollistët me ngjyrë të Anglisë, transmeton Gazeta Express.

Kjo bëri që dje UEFA t’i hapë hetimet ndaj Malit të Zi dhe tani ka mundësi që ndeshja e ardhshme e Kosovës, e cila do të zhvillohet në Mal të Zi, të luhet pa tifozë.

Anglia do të përballet përsëri me tifozët nga Evropa Lindore, kur të përballet me Kosovën, në nëntor të këtij viti. Megjithatë, për shkak të dashurisë së kosovarëve për Anglinë, atmosfera në “Fadil Vokrri” pritet të jetë shumë e mirë për anglezët.

Raheem Sterlingu iu ishte përgjigjur tifozëve malazezë duke i vendosur duart te veshët e tij, pasi e shënoi golin e pestë në fitoren 5:1 të Anglisë. Ky veprim i Sterlingut bëri që tifozët ta gjuanin atë me shishe dhe gjëra të tjera nga tribunat.

Kur u pyet nëse lojtarët e Anglisë e kishin pritur të abuzoheshin në këtë mënyrë në ndeshjet që zhvillohen në Evropën Lindore, Sterlingu: E dimë se do të jetë e rrezikshme, madje e tmerrshme nganjëherë. E kemi këtë gjë në mendje”, ka thënë Sterlingu.

“Para disa viteve, një gjë e tillë i ndodhi Danny Rose në Serbi. E dinim se atmosfera do të jetë e ngjashme. Nuk po mendonim për racizëm, mendonim se do të ishte më kërcënuese, duke të të sharë para fytyrës”.

“Por është me të vërtetë e turpshme që papritmas ta rikujtojnë se çfarë ngjyre të lëkurës ke dhe me çfarë përngjan. Unë e di çfarë ngjyre kam. Është e turpshme që disa njerëz mendojnë se është në rregull të bësh shaka për një gjë të tillë”.

Këto ndeshje me Kosovën e Malin e Zi, Anglia i zhvillon në kuadër të Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020. Në këtë grup garojnë edhe Bullgaria dhe Republika Çeke. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz