Stephen Hawking është gati të provojë teorinë e tij se njerëzit duhet të kolonizojnë një planet tjetër brenda 100 viteve (Video)

Në atë që transmetuesi britanik po e quan një “seri historike”, seri dy-pjesë, Hawking do të shqyrtojë besimin e tij se njerëzit duhet të kolonizojnë një planet tjetër brenda 100 vitesh, nëse duam të mbijetojmë, transmeton lajmi.net.
Profesori i Universitetit të Kembrixhit do të udhëtojë në botë së bashku me ish-studentin e tij Christphe Galgard dhe profesorin e inxhinierisë, Daniell George, në kërkim të përgjigjeve.
Treshja do të hetojë mundësinë teknologjike duke përfshirë raketa. E titulliar “Ekspedita New Earth”, ky emision do të tranmetohet më vonë brenda këtij viti dhe është bërë nga Brook Lapping, kompani që ka prodhuar edhe shumë dokumentare të mëdha, e njëri prej tyre edhe ai i Barack Obames.
Hawking shpjegojë dukurinë e tij vitin e kaluar se njerëzimit i kanë mbetur vetëm edhe 1000 vite, dhe nëse njeriu dëshiron të mbijetojë, ai duhet të kolonizojnë një planet tjetër.

Lexo edheKjo xhaketë e viteve ’80 u shit për 62.500 dollarë
“Ne gjithashtu duhet të vazhdojmë të shkojmë në hapësirë për të ardhmen e njerëzimit”, tha ai. “Unë nuk mendoj se do të mbijetojmë edhe për një mijë vjet pa ikur përtej planetit tonë të brishtë”.
Në 74 vitet e tij, Hawking ka folur disa herë për fatin tonë të dënuar, me rrezikun e gjërave si rritja e luftës bërthamore, si dhe kërcënimi i afërt i ngrohjes globale. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se zhvillimi i inteligjencës artificiale mund t’i japë fund njerëzimit.














