Statistikat japin verdiktin e tyre para Topit të Artë, ja kush e fiton

Lamine Yamal është emri që kryeson renditjen e Observatorit të Futbollit CIES për performancat e futbollistëve gjatë vitit të fundit, vetëm pak orë para ceremonisë së Topit të Artë 2026.
Sipas një studimi të publikuar nga Observatori i Futbollit CIES, talenti i Barcelonës prin klasifikimin me 95.8 pikë, përpara Michael Olise të Bayern Munichut dhe bashkëlojtarit të tij, Harry Kane.
Renditja është përpiluar duke marrë parasysh tri kritere kryesore: performancën individuale të futbollistëve në aspekte të ndryshme të lojës, nivelin konkurrues të ndeshjeve dhe rezultatet e arritura nga ekipet e tyre.
Pas Yamalit, Olise renditet i dyti me 93.9 pikë, ndërsa Kane zë vendin e tretë me 90.5 pikë. Lionel Messi është një nga emrat më të spikatur të klasifikimit, duke u pozicionuar i katërti me 90.4 pikë, pavarësisht se është 39 vjeç.
Sipas raportit të CIES, Messi do të kryesonte renditjen nëse nuk do të merrej parasysh niveli sportiv i garave në të cilat kanë luajtur futbollistët.
Në dhjetëshen e parë gjenden edhe Désiré Doué i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappé i Real Madridit, Pedri dhe Pau Cubarsí i Barcelonës, si dhe Erling Haaland i Manchester Cityt.
Një prej të dhënave që bie në sy është pozita e Ousmane Dembélés. Fituesi i edicionit të fundit të Topit të Artë renditet vetëm në vendin e 27-të në klasifikimin statistikor të CIES.
Megjithatë, kjo renditje nuk përbën rezultat zyrtar të Topit të Artë, pasi fituesi i çmimit të France Football përcaktohet përmes votimit. Klasifikimi i CIES paraqet një vlerësim statistikor të performancave dhe nuk garanton se Yamal do ta fitojë trofeun.
Dhjetë futbollistët e parë në renditjen e CIES janë:
Lamine Yamal (Barcelona) – 95.8 pikë
Michael Olise (Bayern Munich) – 93.9 pikë

Lexo edheKy ishte lojtari më i vlerësuar në ndeshjen Barcelona vs Real Madrid
Harry Kane (Bayern Munich) – 90.5 pikë
Lionel Messi (Inter Miami) – 90.4 pikë
Désiré Doué (Paris Saint-Germain) – 90.4 pikë
Kylian Mbappé (Real Madrid) – 90.3 pikë
Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain) – 90.3 pikë
Pedri González (Barcelona) – 90.3 pikë
Erling Haaland (Manchester City) – 90.0 pikë
Pau Cubarsí (Barcelona) – 90.0 pikë












