back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeSqarohet Qeveria për pensionet

Sqarohet Qeveria për pensionet

Të ngjajshme

Labinot Rexha kërkon “Liri për Gjestin”

Në një postim për instagram story, ish banori i...

Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin në Jarinjë

Qytetarëve të Kosovës u është bërë thirrje që të...

“Familjes së Gjestit nuk iu desh edhe kjo, shpresoj të lirohet”

Influencerja Kosovare Rexhepi ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykata...

Kurti pret ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, uron Ditën e Shën Patrikut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Opozita synon të krijojë “front” përballë tij, Kurti i “ngacmon” me ftesa për takime

Në Kosovë linjat ideologjike të partive politike thuajse kurrë...

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati e ka sqaruar vendimin e djeshëm për shtesat e ndara për skemat sociale dhe pensionale.

Sqarimi i plotë:

Nga pakoja e djeshme prej 20 milionë euro e miratuar në qeveri, pjesa më e madhe e saj, 8.5 milionë euro janë ndarë për të mbështetur skemat e pensioneve që marrin nën 100 euro, si dhe familjet në asistencë sociale.

Sa u përket shtesave për pensionet bazike, qeveria e kaluar në kohë fushate, kishte marrë vendim për të ndarë nga 30 euro për vetëm tre muaj (janar, shkurt dhe mars).

Dhe pas marsit e tutje, shtesat ishte paraparë të ndalen në tërësi.

Me pakon e re, kemi shtuar 8.5 milion euro, aty ku qeveria e kaluar kishte buxhetuar 0 euro shtesa. Pra për muajt prill e tutje, nuk ka pasur shtesa të planifikuara.

Krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend.

Ministria e Finacave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro.

Këto shtesa do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit, njësoj sikurse mbështetja për përfituesit e asistencës sociale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz