back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeSqarim nga Policia për Nënkolonelin që “udhëhoqi” aksionin për arrestimin e Gjuriqit

Sqarim nga Policia për Nënkolonelin që “udhëhoqi” aksionin për arrestimin e Gjuriqit

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Policia e Kosovës (PK), e adreson këtë informacion zyrtar për media me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, lidhur me disa shkrime të publikuar sot në disa media/portale kryesisht serbe, duke përfshirë tanjug-un e cila shkrimin e ka titulluar “Kush është Shabani, komandanti i aksionit brutal në Mitrovicë”, lidhur me këtë PK-ja sqaron me sa vijon:

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet vepron konform autorizimeve ligjore që ka, ashtu siç ka vepruar edhe në rastin e veprimeve operacionale policore me 26.03.2018 në Veri të Mitrovicës.

Bazuar në  planifikimet policore, PK-ja ka qenë e angazhuar në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë të cilët nuk kanë poseduar leje për hyrje në Kosovës duke përfshirë  edhe z.Gjuriq, dhe për këtë ka angazhuar njësi relevante policore me qëllim të implementimit të këtij vendimi.

Operacioni policor ka qenë i mbështetur në vendimin e institucioneve shtetërore të RKS-së, ndërsa është udhëhequr nga menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, përderisa arrestimi i z.Gjuriq është bërë nga njësitet relevante policore e jo nga Nënkolonel Mentor Shabani siç citohet në mediat/portalet serbe.

Deklarimet dhe supozimet e ngritura nga mediumet serbe se kinse ky operacion policor është udhëhequr nga z.Shabani e zyrtar të tjerë individual të apostrofuar në media nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz