Deputeti Milaim Zeka thotë se Kosova tash ka ardhur te një kusht që duhet plotësuar për liberalizim vizash, siç është luftimi i krimit dhe korrupsionit.
Ai ka thënë se para tri ditësh kishte takuar ambasadorin francez, gjerman, italian dhe austriak dhe përfaqësues të tjerë të Brukselit, me të cilët kishte biseduar për kushtin e luftimit të krimit dhe korrupsionit.
Për Periskopin ai tregon se çka u ka thënë ambasadorëve të huaj para pak ditësh në Prishtinë.
“Unë kam qenë në Swiss para tri ditëve në një takim me ambasadorët kryesorë: francez, gjerman, italian, austriak dhe përfaqësues të Brukselit. E din çka ju kam thënë në atë takim? Tash kena ardhë te fusha e përbashkët. Krejt jena të korruptumë edhe na edhe ju. Ju na keni mësu artin me vjedhë, ju na keni korruptu dhe ja mora me fakte. Thanë si? Thash si ka mundësi që BE e ka pasë përgjegjësinë kryesore e ka pasë në drejtësi. Nëse është keq ju i keni faj. Kur flas me ambasadorë të huaj, i marr shembull konkret këta çka i kanë ba Kosovës. Duke fillu nga Joe Trushler që ka qenë drejtor i KEK’ut gjerman, që i ka vjedhë 5 milionë euro e I ka qitë në konto të veten. Post Telekomin e Kosovës, shkatërrimin e kanë fillu zviceranët dhe suedes, ni Gerard Fisher, jut ham me fakte se jam Vikiliks I këtyre temave prandaj u mundunë me me ulë në Kuvend se ishte e përgatitur kjo punë dhe të gjithë janë të përzimtë në korrupsion.Ani italianët. Italianët kanë qenë strumbullar i krimit të organizumë në Kosovë, brenda policisë, brenda Prokurorisë, e të gjithave.E kur shkojnë këta në Bruksel, duhet me i çelë letrat e me thanë kadalni, a jemi mirë, s’jemi mirë”, ka thënë Zeka.