Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK
dp

Lexo edheAksidenti në fshatin Mrasor, Spitali i Gjakovës: 10 persona janë pranuar në Emergjencë, 2 janë transferuar në QKUK

Sipas njoftimit të spitalit, rreth orës 19:10 në Repartin e Emergjencës janë pranuar gjithsej 10 persona për ekzaminim dhe trajtim mjekësor.
Pas vlerësimit fillestar, dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë, ndërsa pesë të tjerë janë pranuar në Repartin e Ortopedisë.
Një pacient është pranuar në Repartin e Kirurgjisë, një paciente shtatzënë është trajtuar në Repartin e Gjinekologjisë, ndërsa një person është liruar për vazhdim të trajtimit në shtëpi.

Lexo edheAksidenti në fshatin Mrasor, Spitali i Gjakovës: 10 persona janë pranuar në Emergjencë, 2 janë transferuar në QKUK
Spitali ka bërë të ditur se të gjithë pacientët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë menaxhuar në përputhje me protokollet në fuqi. /Lajmi.net/