Spitali Amerikan në Prishtinë hap vende të lira pune për infermierë dhe kryeinfermierë
dp

Lexo edhePolicia përgatit planin me katër faza për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor: Ka qëllim të krijojë klimë të qetë dhe sigurojë qendrat dhe materialin

Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke ofruar mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik shëndetësor.
Pozitat e hapura janë:
• Drejtues i kujdesit infermieror / Kryeinfermier/e
• Infermier/e i/e Përgjithshëm/e
Kushtet për pozitën Drejtues i kujdesit infermieror / Kryeinfermier/e Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
• Të kenë të përfunduar shkollimin përkatës,
• Të posedojnë licencë valide pune,
• Të kenë mbi 5 vite përvojë pune,
• Të jenë të gatshëm për punë ekipore dhe ambient dinamik,
• Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi,
• Të njohin mirë gjuhën angleze, ndërsa gjuhët tjera konsiderohen përparësi.

Kushtet për pozitën Infermier/e i/e Përgjithshëm/e Kandidatët duhet të kenë:
• Shkollim të përfunduar në drejtimin përkatës,
• Licencë valide pune,
• Përvojë pune,
• Gatishmëri për punë ekipore dhe ambient dinamik,
• Aftësi shumë të mira komunikimi,
• Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Lexo edhePolicia përgatit planin me katër faza për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor: Ka qëllim të krijojë klimë të qetë dhe sigurojë qendrat dhe materialin

Si të aplikoni?
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë:
• CV-në,
• Licencën e punës,
• Dokumentet mbështetëse,
në adresën elektronike: [email protected]
Në subjekt të emailit duhet të shënohet pozita për të cilën aplikohet. Vendi i punës
• American Hospital Kosova Sh.p.k., Rr. Shkupi Nr.25, Prishtinë
• American Hospital Kosova II, Magjistralja Prishtinë – Shkup, Km 7, Preoc –
Graçanicë
Afati i fundit për aplikim është deri më 22 Qershor 2026.