Spidermani i Francës zbulon çka mendonte derisa ngjitej nëpër ndërtesë për të shpëtuar 4 vjeçarin
BILLI

Lexo edheNëna ngec në luhatëse, zjarrfikësit detyrohen të inetrvenojnë për ta nxjerrë (Video)

Emigranti Malian i cili u bë hero i ditës në Francë pasi shpëtoi një djalë 4 vjeçar i cili po binte nga ballkoni, ka thënë se në atë moment, i vetmi shqetësim për të ishte se si ta shpëtonte djaloshin e vogël.
Mamoudu Gassama, me veprimin e tij i cili u filmua nga kalimtarët, u bë viral në gjithë botën. Më pas, ai ishte ftuar edhe në takim me presidentin francez Emanuel Macron ku edhe iu dha nënshtetësia francize si dhe iu gjet një vend punë, si zjarrfikës, shkruan Periskopi.
“Nuk po mendoja se çka është në atë momente të jesh i guximshëm. Vetëm po bëja atë që bëra. Më duhej ta ruaja atë. Në atë moment, po mendoja vetëm se si t’i dilja në ndihmë vogëlushit. Kjo ishte e gjitha’, ka thënë ai./Periskopi/

Lexo edheNëna ngec në luhatëse, zjarrfikësit detyrohen të inetrvenojnë për ta nxjerrë (Video)