back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeSpecialja do që t’u bjerë në befasi të akuzuarve

Specialja do që t’u bjerë në befasi të akuzuarve

Të ngjajshme

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin për zjarrvënie në Ratkoc

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën...

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin...

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

Haradinaj pas vdekjes së Shemit: Zëri yt dhe kujtimi për ty do të jetojë përherë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...
- Advertisement -

​Gjykata Speciale ka rinisur punën në kapacitet të plotë. Gjykatësit e edhe administrata e Dhomave të Specializuara i kanë përfunduar verimet, ndërsa edhe gjatë ditëve të nxehta të verës nuk ka pasur pushim për hetuesit dhe stafin tjetër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

- Advertisement -

Por, nuk është shpallur ndonjë aktakuzë deri tash, shkruan sot Koha Ditore. Në institucionin e drejtësisë, që për mandat ka trajtimin e pretendimeve për krime lufte të pjesëtarëve të UÇK-së, të cilat i ka ngritur senatori Dick Marty, nuk kanë treguar për kohën kur aktakuzat do të ngrihen.

Po kështu, as nëse ndonjë e tillë është parashtruar para gjykatësve.

Joseph L. Hollerhead, zëvendës i Prokurorit të Specializuar, ka treguar për gazetën arsyet pse informata të tilla nuk duhet ndarë me publikun në këtë fazë.

“Siç ka thënë në të kaluarën Prokurori i Specializuar, për arsye ligjore, profesionale dhe etike, ai është i kufizuar në lidhje me atë çfarë mund të thotë tani për tani për punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Për këtë arsye, ai nuk mund të komentojë çështjet si kush, çfarë, kur dhe si në lidhje me hetimet. Ju sigurisht e kuptoni rëndësinë e të qenit aq të kujdesshëm sa mund të jemi për gjithë këtë”, ka thënë Hollerhead, përcjell koha.net. “Ne e kuptojmë dhe e çmojmë nevojën që opinioni të jetë i informuar për çështjet të cilat mund t’i diskutojmë haptas, por ende nuk kemi arritur në atë pikë”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/specialja-do-qe-t-u-bjere-ne-befasi-te-akuzuarve-428207/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz