BallinaLajmeSpecialja lë në fuqi kufizimin e vizitave të paprivilegjuara të Thaçit

Specialja lë në fuqi kufizimin e vizitave të paprivilegjuara të Thaçit

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, vepra kundër administrimit të drejtësisë, mbetet në fuqi kufizimi i vizitave të paprivilegjuara të Thaçit.

Në vendimin e bërë publik Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për akuzat lidhur me administrimin e drejtësisë, urdhëroi që kufizimi mbi vizitat e paprivilegjuara, i vendosur ndaj Hashim Thaçit në fillim të këtij viti, të mbetet në fuqi”.

“Gjykatësja Marzhori Masëlo konstatoi se kufizimet mbeten të nevojshme për të parandaluar çdo nxjerrje të mëtejshme të paligjshme të informacionit konfidencial në lidhje me dëshmitarët dhe se ato janë proporcionale dhe në përputhje me të drejtat e të akuzuarit. Kufizimet rishikohen çdo tre muaj pas raporteve nga Administratorja e DHSK-së, ndërsa raporti i radhës pritet më 24 nëntor 2025”, njofton Specialja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz