back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasSpecialja: Jakup Krasniqi refuzoi të hajë e të pijë, deshi vetëm në...

Specialja: Jakup Krasniqi refuzoi të hajë e të pijë, deshi vetëm në këtë mënyrë

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Rruga nga Prishtina në Hagë, për të arrestuarit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, zgjati disa orë.

E përgjatë asaj kohe, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në cilësinë e të arrestuarit, nuk kishte pranuar të hajë apo të pijë.

Në raportin tashmë publik të Gjykatës Speciale për arrestimin e tij, shkruan se Krasniqi kishte refuzuar të dy vakte ushqimi të ofruara nga oficerët e speciales, transmeton euronews.

Në raport shkruan se Krasniqit më vonë i është ofruar nga oficerët edhe një pije freskuese, por sërish e kishte refuzuar, ndërkohë që krejt çfarë kishte pranuar ishin një maskë dhe dezinfektant anti-Covid.

Vlen të theksohet se me datën 4 tetor, Hetuesit e Speciales që nga ora 06:00 e mëngjesit kishin nisur bastisjet në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz