back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeSot shqyrtohet Projektligji për vlerat e UÇK’së

Sot shqyrtohet Projektligji për vlerat e UÇK’së

Të ngjajshme

Hygerta: Publiku vlerësoi femrën e fortë, prandaj jam këtu

Finalistes së edicionit të katërt të Big Brother VIP...

“Nuk kam qenë asnjëherë”, Hygerta niset drejt stadiumit “Fadil Vokrri”

Finalistja Hygerta Sako është nisur drejt stadiumit “Fadil Vokrri”. Atje...

Kusari-Lila pas takimit me Prattipati: U diskutua për investimet amerikane dhe Projektligjin për Industrinë e Mbrojtjes

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

Kuvendi i Kosovës sot do të votojë në parim Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vazhdimin e seancës së ndërprerë javën e kaluar.

Në rendin e ditës do të jetë edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e fakulteteve juridike të Kosovës, zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe zgjedhja e shtatë anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe propozim-vendimin për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij komisioni dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz