BallinaLajmeSot qeveria mban mbledhjen e radhës, këto janë pesë pikat e rendit...

Sot qeveria mban mbledhjen e radhës, këto janë pesë pikat e rendit të ditës

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Qeveria sot pritet ta mbajë mbledhjen e pestë me radhë me pesë pika të rendit të ditës.

Mbledhja pritet të mbahet prej orës 13:00, raporton Gazeta Sinjali.

Pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë aprovimi i procesverbaleve dhe transkriptëve të tri mbledhjeve të para të qeverisë.

Pika e dytë në mbledhje parashihet të jetë shqyrtimi i programit të qeverisë për vitet 2020-2023, ndërsa pika e tretë është shqyrtimi i draftit të koncept-dokumentit për reduktimin e barrës administrative.

Pika e katërt e rendit të ditës pritet të jetë shqyrtimi i nismës për lidhjen e “Marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave hyrëse për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare”, ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Pakistanit.

Teksa, pika e pestë pritet të jetë shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes së Grantit në mes të Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, për financimin e projektit “Rritja e Kapitalit Garantues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz