BallinaLajmeSot pritet të vijë në Kosovë eksperti gjerman për ta rregulluar turbinën...

Sot pritet të vijë në Kosovë eksperti gjerman për ta rregulluar turbinën në KEK

Të ngjajshme

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka thënë se eksperti gjerman që do të ndihmojë në rregullimin e turbinës në njësinë B2 të bllokut “Kosova B” do të vijë në Kosovë të dielën.

Krasniqi ditë më parë para gazetarëve tha se eksperti vjen nga kompania që e prodhon turbinën, prishje e cila është serioze.

“Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën për kthimin e njësisë në punë. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

Ardhjen e ekspertit gjerman e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti para disa  ditësh kur kishte vizituar KEK’un.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz