back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeSot pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për qeverisje VV-LDK

Sot pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për qeverisje VV-LDK

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë, ende zyrtarisht nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të parlamentit të Kosovës.

Në takimin që u mbajt të shtunën në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 për qind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.

Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera.

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili nuk ka dashur të japë detaje, duke thënë se “këto detaje do të bëhen publike kur të vijë koha”.

Detaje nga kjo marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet sot, nuk kanë shpalosur as përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zyrtari për media nga kjo parti, Arlind Manxhuka tha se të gjitha do të kuptohen të hënën.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas gati dy muaj bisedime që nga përfundimi i zgjedhjeve, më në fund janë harmonizuar 100 përqind për programin qeverisës.

Kujtojmë se subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK-ja një më pak 28. Ndërsa, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re.

Sipas të gjitha gjasave, dita e sotme pritet të jetë vendimtare për marrëveshjen rreth themelimit të udhëheqësisë së re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz