back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeSot organizohet vrapim me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit“

Sot organizohet vrapim me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit“

Të ngjajshme

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025...

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Në shenjë kujtimi dhe nderi të gjashtë vjetorit të rënies heroike të heroit të Kosovës Enver Zymerit, sot me datën 31 Korrik 2017 në Mitrovicë, organizohet vrapim me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit“ me fillim në orën 18:00.

Ky aktivitet, i organizuar dhe nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, Federatës Atletike të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbledhë një numër të konsideruar të atletëve të klubeve të Kosovës, të kategorive të ndryshme, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të sigurisë: Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe FSK-së.

Policia në Mitrovicë do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura operative përgatitore për të ofruar një siguri të rendit publik për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment, si dhe për të mundësuar mbarëvajtjen e vrapimit dhe qarkullimin e trafikut, brenda dhe përreth qytetit të Mitrovicës.

Meqë vrapimi do të zhvillohet në rrugën kryesore “Mbretëresha Teutë” dhe një pjesë e rrugës magjistrale të “Ulqinit”, këto rrugë nga ora 17:00 kohë pas kohe do të jenë të bllokuara për qarkullim të trafikut rrugor.

Rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor do të kontrollohet dhe do të drejtohet me udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë duke vënë në funksion sistemin alternativ të qarkullimit.

Me këtë rast drejtuesit e automjeteve do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga zyrtarët e Policisë në terren. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz