BallinaLajmeJava e PAN-it!

Java e PAN-it!

Të ngjajshme

Franco Foda flet për mungesat e Rrahmanit e Avdullahut dhe për zëvendësimin e tyre

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka mbajtur...

Aktorja diagnostikohet me kancer të gjirit

Aktorja e njohur Amanda Peet ka ndarë së fundmi...

AAK dorëzon kërkesë me katër masa urgjente për Qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka adresuar kritika për...

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) do ta dëshmojë përfundimisht nëse i ka apo jo votat ditën kur do të mbahet seanca konstituive më 3 gusht. Këtë të enjte mund të shihet qartazi nëse PAN-i ka bërë “pazare” apo jo me deputetët e partive të tjera për ta zgjedhur së pari kryetarin e Kuvendit e më pastaj për ta votuar Qeverinë.

Përderisa përfaqësuesit e PAN-it shprehen të bindur se i kanë numrat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit e për ta bërë Qeverinë, ata të “Vetëvendosjes” e të koalicionit LAA ritheksojnë se janë unikë sa i përket votës së tyre.

Ata madje kategorikisht thonë se nuk do ta votojnë as të nominuarin për kryeministër nga PAN-i Ramush Haradinajn e as kandidatin për kryetar të Kuvendit Kadri Veselin.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se po t’i kishte numrat PAN-i do t’i kishte formuar institucionet qysh moti. Megjithatë, sipas tyre, po që se një gjë e tillë ndodh dhe Qeveria formohet me rreth 61 deputetë, Kosova nuk do të ketë një qeveri aspak stabile. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz