BallinaLajmeSot nis shkarkimi i Veliajt – Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak mblidhen...

Sot nis shkarkimi i Veliajt – Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak mblidhen për shkarkimin e kryetarit

Të ngjajshme

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, Atletico Madrid vs...

Kaia me mbiemër të dyfishtë pas ndryshimeve familjare

Teuta Krasniqi ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale,...

Kida ka një surprizë për fansat e saj

Këngëtarja e njohur, Kida duket se e ka gati...

Vetëm pesë ditë pasi Edi Rama kërkoi zgjedhje të parakoshme në Bashkinë e Tiranës, këshilltarët socialistë janë vënë në lëvizje.

Abc News mëson se anëtarët e Këshillit Bashkiak janë thirrur sot në orën 17:00 në një mbledhje në selinë rozë. Ndonëse nuk kanë marrë informacion mbi arsyet e takimit, besojnë se do diskutohet për fatin e Erjon Veliaj.

“Ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë.”

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, që të shkarkonin Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg të dhënë nga GJKKO, pasi akuzohet për korrupsion nga SPAK. Ai propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e kryeqytetit.

Por ende nuk ka një datë se kur këshilli bashkiak mund mblidhet , por ligji parashikon se mbledhja duhet të njoftohet 5 ditë përpara. Ligji parashikon nisjen e proceduarave të shkarkimit të kryetarit nëse ky i fundit nuk paraqitet në detyrë 3 muaj pa ndërprerë dhe duhet të marrë votat e shumicës së këshilltarëve.

Me tej vendimarrja i takon këshillit të ministrave që vendos shkarkimin. Por në rast se Erjon Veliaj do të ankimonte në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, vendimi do të pezullohej deri në një vendimarrje të gjykatës. Në rast se jo, i hapet rruga presidentit Bajram Begaj të dekretojë zgjedhjet e parakoshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz