back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeSot nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptar

Sot nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptar

Të ngjajshme

Aksident fatal me traktor, ndërron jetë 67-vjeçari në Lipjan

Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën rreth orës...

Neymar pëson humbjen më të thellë në karrierë, përfundon në lot pas ndeshjes

Santos ka pësuar debakël para tifozëve të saj duke...

Alternativat e Mimoza Kusarit për zgjedhjet e 12 tetorit

Alternativa për Kosovën, partia e Mimoza Kusari-Lilës do të...

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të nisë punimet nga sot deri më 29 gusht në Prishtinë

Sipas njoftimit për medie, të hënën, më 18 gusht 2025, në orën 11:00, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, do të bëhet hapja solemne e punimeve.

“Seminari i 43-të, do t’i zhvillojë punimet në sallën ‘Idriz Ajeti’ të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë”, thuhet  në njoftim.

“Në këtë edicion të Seminarit, përpos studiueseve, studiuesve nga Kosova dhe Shqipëria, do të marrin pjesë edhe albanologe/ë nga shumë vende të botës, për t’i shpalosur dhe për të diskutuar rreth arritjeve e rezultateve të tyre të fundit shkencore”, ka njoftuar drejtoria e seminarit të Univerisitetit të Prishtinës.

Ndërkaq në fund të Seminarit do të mbahet sesioni shkencor me këto tema bosht: Zhvillime aktuale lidhur me leksikun e shqipes, Shqipja në rrjetet sociale dhe Postmodernizmi në letërsinë shqipe.

Njëherësh, në programin bazë të Seminarit 43 përfshihen kurse intensive të mësimit të shqipes (tri shkallë), ligjërata të veçanta të gjuhësisë, ligjërata për letërsinë shqiptare dhe referime shkencore.

Po ashtu është bërë me dije se ashtu si edhe në edicionet paraprake, Seminari ofron program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore, si dhe me zhvillime të tjera pozitive.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 në Fakultetin e Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiuese/studiues që merren me çështje të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht. Deri më tani, seminari ka zhvilluar gjithsej 42 sesione.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz