Sot në Drenicë mbizotëron një ditë dhembje dhe krenarie

Në fshatin Tërstenik të Drenasit mbahet tubim përkujtimor në nderim te Dëshmorëve dhe Martirëve të lagjes Gashani.
Janë mbushur plotë 18 vite që kur forcat e ushtrisë çetnike serbe rrethuan fshatrat Shtuticë, Vërbovc dhe Tërstenik dhe fshatrat përreth tyre, duke vrarë qindra e mira banor të pafajshëm , në mesin e tyre edhe fëmijë ,gra dhe pleq. Prandaj sot në Drenicë mbizotëron një ditë dhembjeje dhe krenarie.
– Një ditë e dhimbjes sepse Sot është përvjetori i njërës prej masakrave më makabre të luftës së fundit në Kosovë.
– Sot është një ditë krenari sepse gjaku i tyre sjelli lirinë tonë
Ne mesin e shumë të tjerë sot janë kujtuar edhe dëshmorët dhe martirët e lagjes Gashani.
Dëshmorët:
Lexo edheKF Feronikeli mbetet pa trajner, u shkarkua apo dha dorëheqje
– Nasuf Gashani – Tahir Gashani – Naim Tiku – Besim Tikun
Dhe Martirët e luftës
– Zekë Gashanin – Brahim Gashani – Zylfije Gashani – Rizah Tikun – Sadri Gashani – Hajrullah Gashani – Mihane Gashanin – Faton Gashani, dhe – Fatmir Gashani
Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjakun e tyre.
Shkruan: Ardian Gashi














