Sot nderohen policët e rënë në detyrë, Policia e Kosovës organizon aktivitete përkujtimore
dp

Lexo edheSopi: Çdo vendim tjetër përveç lirimit ndaj katërshës së UÇK-së, do të ishte në kundërshtim me drejtësinë ndërkombëtare

Aktivitetet nisin në orën 10:00 me homazhe shtetërore pranë Lapidarit të Policëve të rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Në vazhdim të agjendës, në orën 11:00 do të mbahen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa në orën 11:15 delegacioni i Policisë së Kosovës do të vizitojë familjen e Bunjakut.
Më pas, në orën 12:15, do të zhvillohet një vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri në Vushtrri.

Lexo edheSopi: Çdo vendim tjetër përveç lirimit ndaj katërshës së UÇK-së, do të ishte në kundërshtim me drejtësinë ndërkombëtare
Aktivitetet përmbyllen në orën 13:30 me homazhe pranë lapidarit në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri, në Varagë të Zubin Potokut.