HomeLajmeSot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Të ngjajshme

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Kosova po dërgon sinjale negative ndaj Shteteve të Bashkuara...

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Dy shtetasve të Kolumbisë i janë grabitur 700 euro...

Gjuajtën me armë në Prishtinë, ndalohen katër të mitur

Të premten në Prishtinë janë ndaluar katër të mitur...

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Gjatë gërmimeve në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, të...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi janë paraparë të marrin pjesë 19,514 nxënës, të shpërndarë në 152 qendra testimi në mbarë vendin.

Sipas njoftimit, testimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Mbarëvajtja e tij do të mbikëqyret nga 1,360 administrues, si edhe nga 750 kryetarë dhe anëtarë komisionesh.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se të gjithë maturantët duhet të paraqiten në qendrat përkatëse më së largu deri në orën 09:00, në mënyrë që procedurat e identifikimit dhe vendosjes në sallat e testimit të kryhen me kohë.

Ky test do të mbahet brenda një dite të vetme për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Ai përfshin 100 kërkesa gjithsej, me nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore që zgjidhet nga vetë kandidati/ja.

Po ashtu, Ministria rikujton se gjatë testimit është rreptësisht e ndaluar mbajtja e telefonave mobilë dhe e çdo pajisjeje tjetër elektronike. Çdo kandidat/e që konstatohet me telefon apo pajisje tjetër elektronike do të përjashtohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse ajo pajisje është përdorur ose jo.

Në njoftim thuhet edhe se Qendra për Vlerësim i ka përmbyllur të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e suksesshme të testit, ndërsa administruesit dhe anëtarët e komisioneve janë trajnuar dhe janë pajisur me udhëzimet përkatëse. Për informata të detajuara, udhëzime dhe rregulla për kandidatët, vizitoni: https://mash.rks-gov.net/…/informata-udhezime-dhe

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz