back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeSot i thur lavde, por Kurti dikur e kërkonte Nexhat Dacin “të...

Sot i thur lavde, por Kurti dikur e kërkonte Nexhat Dacin “të gjallë ose të vdekur”

Të ngjajshme

Klodi e përmendi në shtëpi, Sasa ka dy fjalë për të

Banori i “BBVK” Klodi është përmalluar nga disa ish-banorët. Ai...

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u shqiptuan mbi 5 mijë gjoba

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën...

“Big” Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër, bashkë me të edhe Saipi

“Sofascore” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës...

KQZ: Janë rinumëruar mbi 67% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë rinumëruar...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nderuar sot figurën e Nexhat Dacit, duke bërë homazhe pranë arkivolit të tij dhe më pas duke mbajtur një fjalim përkujtimor në Kuvendin e Kosovës.

Në fjalën e tij, Kurti vlerësoi lart rolin e Dacit në politikën kosovare, duke e cilësuar atë si një figurë balancuese dhe jo polarizuese. Ai theksoi se formimi i Dacit si kimist reflektohej edhe në qasjen e tij politike, ku çdo fjalë dhe veprim mateshin me kujdes.

“Sikurse profili i tij prej kimisti, edhe veprimtaria e tij publike karakterizohej nga një përllogaritje e saktë deri në detajet më të vogla. Si politikan, Nexhat Daci dinte të ruante ekuilibrin mes poleve dhe në skenën politike të Kosovës, para dhe pas pavarësisë, përfaqësonte të kundërtën e polarizimit”, u shpreh Kurti.

Megjithatë, qëndrimet e Kurtit ndaj Dacit nuk kanë qenë gjithmonë të tilla. Në vitet kur Daci ishte aktiv në politikë, Kurti dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin qëndrime të ashpra ndaj tij, duke e përfshirë në kritikat e drejtuara ndaj anëtarëve të ashtuquajturit Ekip i Unitetit, risjell rastin Expressi.

Në atë kohë, Vetëvendosje akuzonte këta politikanë se po negocionin me Serbinë vullnetin e qytetarëve pa pëlqimin e tyre. Në një poster të shpërndarë asokohe, thuhej se “gjashtë persona po e tregtojnë me Serbinë vullnetin e dy milionë qytetarëve, pa i pyetur ata, duke e çuar vendin drejt një varësie dhe robërie të re”.

Posterë të tillë, me thirrje për “kapje të gjallë apo të vdekur”, ishin të frymëzuar nga praktikat e Perëndimit të Egër amerikan të shekullit XIX, të përdorura dikur nga sherifët dhe autoritetet lokale

Të Fundit

Sport

ShowBiz