Sot i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria që humbën jetën në aksidentin në Shkup
dp

Lexo edheVetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

Në ceremoninë mortore do të përcillen për në banesën e fundit Ejup Tërnava, Xheneta Tërnava dhe Fatmire Shabani. Sipas njoftimit të familjeve, varrimi do të zhvillohet në varrezat e fshatit Studime, në komunën e Vushtrrisë, transmeton lajmi.net.
Vdekja e tyre ka prekur thellë familjet, të afërmit dhe mbarë komunitetin, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim të madh.
Tre viktimat humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi pranë Shkupit, ndërsa ishin duke udhëtuar nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës./lajmi.net/

Lexo edheVetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet
