back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeSot hapet Panairi i Librit

Sot hapet Panairi i Librit

Të ngjajshme

Policia me apel për komunikacion, pas reshjeve të shiut

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha të...

Çfarë informacione kishte Haxhiu nga AKI për të mos emëruar Radomir Llabanin si noter?

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar...

Mot me shi dhe shkarkime rrufesh

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas...

Sot hapet panairi i 21-të i librit “Prishtina 2019” që do të mbahet deri më 9 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, panairi i 21-të i librit është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.

Ceremonia e hapjes do të bëhet sot në orën 12:00 – panairi do të qëndrojë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 09:00 deri në ora 20:00.

Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, ndërsa numri i titujve të rinj vlerësohet të jetë mbi 1mijë e 500, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 5500.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40 mijë vizitorë, kryesisht studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz