BallinaLajmeSot, dita e veteranit të UÇK-së

Sot, dita e veteranit të UÇK-së

Të ngjajshme

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Bournemouthi e ndalë Unitedin, kthehet dy herë nga humbja për të marrë një pikë

Bournemouthi u rikthye dy herë nga disavantazhi për të...

Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike përmes projekteve rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë,...

Sot në Kosovë shënohet dita e veteranit, ditë kjo që nderon kontributin dhe sakrificën e tyre për liri dhe pavarësi të Kosovës, shkruan drenicapress.info

Për nderë të kësaj dite, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar veteranët e Luftës Çlirimtare për ditën e tyre, 30 dhjetorin.

Në mesazhin e urimit thuhet:

Të dashur Veteranë,

Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore. Ato janë ditët e lavdisë, që i kujtojmë gjithmonë, e në atë frymë, po ndërtojmë edhe paqen.

Sot, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ju uroj Ditën e Veteranit, ditën tonë të përbashkët, ku përkujtojmë luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave.  Kujtojmë shokët e rënë, lavdinë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tani, kur jemi në 20 vjetorin e Rezistencës dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë, duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si popull, që të kontribuojmë në qytetarinë aktive për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë gjithherë në shërbimin tuaj.
Urime 30 Dhjetori – Dita e Veteranit! /Drencia Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz