back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaRegjionaleDrenasSot del para Gjykatës polici që dyshohet se abuzoi seksualisht 16-vjeçaren nga...

Sot del para Gjykatës polici që dyshohet se abuzoi seksualisht 16-vjeçaren nga Drenasi

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Bekim Kafexholli, avokat i Vesel Veselit, i dyshuar për keqpërdorimin seksual të 16-vjeçares nga Drenasi, ka konfirmuar dje për Insajderin, se klienti i tij sot pritet të dalë në intervistim nga Prokurori i lëndës.

Kafexholli ka thënë se deri më tani nuk është informuar në mënyrë zyrtare asgjë sa i përket rastit. Ai ka shtuar se përveç urdhrit për arrestim të klientit të tij (Vesel Veseli) nuk ka ende asgjë zyrtare sa i përket arsyeve pse ai është arrestuar.

Avokati i Vesel Veselit ka thënë se është duke u informuar vetëm nga shkrimet e mediave.

“Nesër ai pritet me dalë para Prokurorit të lëndës”, ka thënë Kafexholli.

Insajderi, të martën, ka raportuar për një abuzim seksual të një 16-vjeçare në Drenas.
Vesel Veseli, i cili mbante postin e zv.shefit të hetimeve në Policinë e Drenasit, dyshohet se e kishte abuzuar seksualisht një 16-vjeçare nga kjo komunë.

Veseli dyshohet se e ka shtyrë 16-vjeçaren që të abortojë pa dëshirën e saj.

E gjithë kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Për të kanë reaguar edhe krerët më të lartë të institucioneve kosovare. /Insajderi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz