back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaSportSot dalin ekzaminimet e para të Ronaldos pas lëndimit, flet trajneri i...

Sot dalin ekzaminimet e para të Ronaldos pas lëndimit, flet trajneri i Al Nassr

Të ngjajshme

Peleshi sot në Kosovë, takon edhe Osmanin e Kurtin

Sot, në Kosovë për vizitë zyrtare do të qëndroj...

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Nagip Krasniqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të vazhdojë procesi...

“Shqiptari po pinte kafe 300 metra ku ra bomba”, flet sipërmarrësi nga Dubai

Sokol Çili, shqiptari që ka ngritur një biznes si...

Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtësisë’

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon gjykimi...

FSK hap konkurs për 320 ushtarë të rinj, ekspertët: Zgjerimi, investim në të ardhmen e mbrojtjes së vendit

Në kuadër të fazës përmbyllëse të transformimit 10-vjeçar, Forca...

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për ta kuptuar gjendjen e Cristiano Ronaldos.

Sipas mediave saudite, sulmuesi i Al Nassr do t’i nënshtrohet sot një rezonance magnetike për ta vlerësuar shkallën e problemit muskulor që e detyroi të largohej nga fusha në fund të ndeshjes së fituar kundër Al Fayhas, përcjell “Gazeta Express”.

Ylli portugez e ndjeu një shqetësim në bicepsin femoral dhe u zëvendësua në minutën e 81-të nga Abdullah Al-Hamdan.

Duket se shqetësimi është një lodhje muskulore, por vetëm ekzaminimet instrumentale do të sqarojnë se sa serioz është dëmtimi dhe do ta zbulojnë kohën e rikuperimit.

Pas ndeshjes, trajneri Jorge Jesus u përpoq të qetësonte tifozët e frikësuar.

“Ai kishte lodhje muskulore. Pas rezultatit 2-1, nuk desha të rrezikoja. Stafi ynë mjekësor do t’i bëjë të gjitha vlerësimet, por nuk mendoj se është diçka e rëndë.”

Trajneri e theksoi gjithashtu rëndësinë e lojtarëve që mund të ndikojnë në momentet kyçe, duke e përmendur paraqitjen vendimtare të João Félix.

Ndërkohë, kalendari i ndeshjeve e jep një pushim të detyruar.

Ndeshja e Kupës së Kampionëve Aziatike kundër Al Wasl të Rui Vitória, e planifikuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, është shtyrë.

Vendimi erdhi nga AFC, e cila i ka pezulluar të gjitha ndeshjet e planifikuara në Lindjen e Mesme për arsye sigurie lidhur me tensionet gjeopolitike.

Ky shtyrje do t’ia lejojë Al Nassrit ta menaxhojë me kujdes më të madh gjendjen e liderit të tij – Ronaldo. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz