Aleksander Vuçiç në zi për Mladiç!

Nga Sali Berisha
Miq, një zëdhënës i OKB njoftoi këto ditë se Ratko Mladiç, kasapi i gjenocidit të Srebrenicës, vdiq në një spital të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB në Hagë. Ratko Mladiç është i dënuar për jetë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për masakrën e vitit 1995 në të cilën të paktën 8,000 djem dhe burra myslimanë u vranë në Srebrenicë, një “zonë të mbrojtur” nga OKB-ja në Bosnjë.

Kjo masakër konsiderohet mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Mladiç udhëhoqi bombardimin me artileri për tre vite me rradhë të Sarajevës së rrethuar nga ushtria serbe duke vrarë kështu në kryeqytetin e Bosnjës së paku 10000 fëmijë, gra dhe burra të paarmatosur.

Shpirti në ferr i kasapit të Bosnjës është urimi i njerëzve të qytetëruar në mbarë botën.
Por qëndrim tjetër ka Aleksandër Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij për vdekjen Mladiç. Ndërkohë që bashkëpunëtorë të tij si Vulin, kërkon varrosjen e tij me nderime shtetërore në Beograd, Vuçiç në mënyrë të përsëritur madje edhe një javë para vdekjes sulmoi Hagën për trajtim jo njerëzor dhe të papërgjegjshëm dhe kërkoi trajtimin e tij në spitale në Beograd.

Lexo edheKurti për takimin e radhës me Abdixhikun: Do të ndodhë porsa të merremi vesh, shpresojmë për marrëveshje
Miq, nuk duhet harruar se në kohën kur idhull i Vuçiç, komandanti xhelat i popullatës civile myslimane në Bosnjë, Ratko Mladiç fshihej si mi nga drejtësia ndërkombëtare, i tmerruar nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit që kishte kryer, një i ri nacionalist ekstremist serb mori famë me nismën e tij një “shtëpi për Mladon”, nismë me të cilën ai ftonte serbët t’i ofronin një strehim të sigurt ku të fshihej nga Gjykata e Hagës, pra një vrimë miu, heroit të tij, gjeneralit monstër Ratko Mladiç. Ky i ri nismëtar i vrimës së miut për Mladicin që kërkonte të pengonte drejtësinë ndërkombëtare ishte vetë Aleksander Vuçiç.

–
Miq, një zëdhënës i OKB njoftoi këto ditë se Ratko Mladić, kasapi i gjenocidit të Srebrenicës, vdiq në një spital të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB në Hagë. Ratko Mladić është i dënuar për jetë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për masakrën e vitit 1995 në të cilën të paktën 8,000 djem dhe burra myslimanë u vranë në Srebrenicë, një “zonë të mbrojtur” nga OKB-ja në Bosnjë. Kjo masakër konsiderohet mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Mladić udhëhoqi bombardimin me artileri për tre vite me rradhë të Sarajevës së rrethuar nga ushtria serbe duke vrarë kështu në kryeqytetin e Bosnjës së paku 10000 fëmijë, gra dhe burra të paarmatosur.
Shpirti në ferr i kasapit të Bosnjës është urimi i njerëzve të qytetëruar në mbarë botën.
Por qëndrim tjetër ka Aleksandër Vučić dhe bashkëpunëtorët e tij për vdekjen Mladić. Ndërkohë që bashkëpunëtorë të tij si Vulin, kërkon varrosjen e tij me nderime shtetërore në Beograd, Vuçiç në mënyrë të përsëritur madje edhe një javë para vdekjes sulmoi Hagën për trajtim jo njerëzor dhe të papërgjegjshëm dhe kërkoi trajtimin e tij në spitale në Beograd.
Miq, nuk duhet harruar se në kohën kur idhull i Vučić, komandanti xhelat i popullatës civile myslimane në Bosnjë, Ratko Mladić fshihej si mi nga drejtësia ndërkombëtare, i tmerruar nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit që kishte kryer, një i ri nacionalist ekstremist serb mori famë me nismën e tij një “shtëpi për Mladon”, nismë me të cilën ai ftonte serbët t’i ofronin një strehim të sigurt ku të fshihej nga Gjykata e Hagës, pra një vrimë miu, heroit të tij, gjeneralit monstër Ratko Mladić. Ky i ri nismëtar i vrimës së miut për Mladicim që kërkonte të pengonte drejtësinë ndërkombëtare ishte vetë Aleksander Vučić.












