BallinaLajmeAnalistët: Gara nisi me emra të njëjtë, fokusi te votat dhe jo...

Analistët: Gara nisi me emra të njëjtë, fokusi te votat dhe jo te ekspertët

Të ngjajshme

Endrick do të rikthehet në Real Madrid javën tjetër

Endrick pritet të rikthehet javën e ardhshme në Real...

Duka kujton Fadil Vokrrin dhe pranimin e Kosovës në FIFA!

Si sot, 10 vite më parë u shënua një...

Një 3-vjeçar aksidentohet në Skenderaj, po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës

Një fëmijë i moshë 3- vjeç është aksidentuar në...

Analistë dhe njohës të rrethanave politike kanë diskutuar mbi listat e kandidatëve të sapopublikuara nga subjektet politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ata kanë analizuar risitë, mungesën e ndryshimeve substanciale dhe cilësinë e emrave të propozuar.

Gjatë debatit, analistët dhanë vlerësimet e tyre për lëvizjet e fundit brenda partive kryesore.

Publicisti Sadik Zeqiri u shpreh se nuk sheh ndryshime të mëdha nga zgjedhjet e kaluara, përveç rasteve specifike.

“Listat pothuajse janë të njëjtat, ato që kanë qenë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë disa ndryshime, por jo të mëdha,” tha Zeqiri. Ai veçoi LDK-në për ndryshime më të mëdha dhe PSD-në për guximin e garimit me vetëm gjashtë kandidatë: “Është një guxim i jashtëzakonshëm i atij subjekti politik… me marrë pjesë edhe pse nuk ka shtrirje në të gjithë Kosovën.”

Profesor Fadil Maloku ngriti shqetësimin për cilësinë profesionale të kandidatëve, duke thënë se pesha kryesore mbetet te karizma e partisë dhe jo te individi.

“Ti sot cilindo njeri me e marrë, me e vendos për shembull në Vetëvendosje, i rriten shanset për me u bë deputet sesa një kandidat tjetër. Nuk ka fytyra të reja në kuptimin që kanë një karizëm, një kontribut, një diçka që është i verifikueshëm,” u shpreh Maloku, duke shtuar se në legjislaturën e kaluar kishte deputetë që “asnjëherë s’e kanë çelë gojën në Kuvend”.

Analistja Fatime Hajdari theksoi se VV dhe PDK kanë ruajtur kryesisht strukturat e vjetra.

“Fatkeqësisht fokusi nuk është tek kuadrot, nuk është tek ekspertët, por është më shumë tek njerëzit që përfaqësojnë diçka në publik edhe potencialisht të marrin pak më shumë vota,” tha Hajdari. Ajo përmendi si risi faktin që në listën e AAK-së, Ramush Haradinaj mban numrin 11, ndërsa listës i prin Ardian Gjini.

Ejup Gojnovci vlerësoi disa aderime profesionale, por kritikoi mënyrën se si partitë po i ndërtojnë listat.

“Partitë politike kanë mbushur listat e tyre si një lloj peshkimi profilesh të ndryshme për të prekur kategori të ndryshme në terren, në mënyrë që me interes të posaçëm ta thithin votën elektorale, më tepër sesa ta rrisin cilësinë përbrenda kuvendit,” përfundoi Gojnovci, duke vënë në dukje edhe hezitimin e njerëzve profesionistë për t’u futur në politikë për shkak të “bastardimit politik”.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 7 qershor, ndërsa partitë tashmë kanë filluar lëvizjet e tyre të para në terren.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz