Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se kryetari aktual i partisë, Ramush Haradinaj, është dhe mbetet simbol i Kosovës dhe i AAK-së.
Gjini e shpjegoi arsyen pse Haradinaj mori numrin 11 në listën zgjedhore të Aleancës.
“Ramush Haradinaj është me ne, është në listë. E kemi menduar numrin 11, nuk është vendim i imi, është propozim i imi. Ramushi ka vendosur mos me i pri listës edhe mos me garu për kryetar partie. Partia është pajtuar…Haradinaj ka kërkuar vetë me qenë në numrin 110, me qenë i fundit. Kemi menduar se duhet me u ngrit lart në listë dhe ka vendosur mos me u lëviz këta numra, por me hy numër 11. Sa të ekzistojë Aleanca, nuk do të mund t’i thotë Ramushit ‘dil këtu’. Ramush Haradinaj është simbol i Kosovës dhe i AAK-së”, ka shtuar tutje ai.