Sondazhi i “Smith Research & Consulting” e nxjerr fitues të zgjedhjeve këtë parti (VIDEO)

Shqipëria është në prag të Zgjedhjeve Parlamentare 2021, që pritet të mbahen më 25 prill.
Kryeministri Edi Rama nga Partia Socialiste (PS) është duke e kërkuar një mandat të tretë qeverisës.
Ndërsa Lulzim Basha nga Partia Demokratike (PD) i hyn kësaj gare për ta drejtuar vendin pas tetë vjetësh në opozitë.
Rama bën fushatë elektorale duke prezantuar arritjet në rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019, vaksinimin masiv anti COVID-19 dhe projekte të mëdha në infrastrukturë.
Ndërsa Basha fokusohet në papunësinë, ekonominë jo të shëndetshme, emigrimin e rinisë, duke premtuar se mund ta ndryshojë situatën për mirë.

Lexo edheRita Ora mahnitet me muralin e saj të bërë në ndërtesën e lartë në Ferizaj
Derisa fushata elektorale në Shqipëri është duke vazhduar, “Smith Research & Consulting” ka realizuar një pyetësor të strukturuar me pyetje të mbyllura, në të cilin ka pasur qasje edhe Klan Kosova.
Në këtë sondazh ku është përdorur metodologjia e studimit sasior janë pyetur njëmijë vetë nga data 27 mars e deri më 9 prill.
Sipas këtij sondazhi, del se qytetarët janë shumë të interesuar që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.














