back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeSondazh me mbi 19 mijë qytetarë – sa prej tyre besojnë që...

Sondazh me mbi 19 mijë qytetarë – sa prej tyre besojnë që është zvogëluar papunësia në kohën e koronavirusit

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Një sondazh i realizuar në televizion ku kanë votuar 19 mijë e 575 persona, nga të cilët 10 mijë e 328 kanë votuar se besojnë që është ulur papunësia në kohën e pandemisë, ashtu sic ka deklaruar ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, shkruan Gazeta Blic.

Sipas rezultatit të sondazhit, 53 për qind e votuesve i besojnë besojnë në shifrat prezantuara nga ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, i cili të mërkurën tha se në Kosovë është zvogëluar papunësia gjatë javëve të fundit.

Por, shifrat e publikuara nga odat ekonomike dhe sindikatat e pavarura të punëtorëve kanë shpërputhje të mëdha me ato të publikuara sot nga ministri Bislimi.

Sipas Sindikatës e Punëtorëve të Sektorit Privat, vendi mund të ballafaqohet me rritje të konsiderushme të papunësisë.

Më 1 maj të këtij viti, udhëheqësi i kësaj sindikate, Jusuf Azemi u shpreh se në muajt qershor dhe korrik parashihet të ketë humbje të mbi 100 mijë vendeve të punës.

“Nga kjo situatë çfarë jemi dhe nga situata të cilën institucionet kompetente nuk janë duke menduar fare se si të dilet nga kjo situatë, ne sigurisht se muajin qershor, eventualisht korrik do të kemi mbi 100 mijë vende të humbura të punës”, tha Azemi.

Rritja e papunësisë ka prekur edhe fuqitë ekonomike botërore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Të enjten e kaluar, shifrat nga Departamenti i Punës i SHBA-së treguan se 3.8 milion më shumë amerikanë paraqitën kërkesat për përfitime të papunësisë gjatë dy javëve të fundit.

Kjo është rritja më e ulët javore për një muaj, por gjithsesi shumë e lartë, duke sjellë në rreth 30 milion vende pune të humbura gjatë pandemisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz