BallinaLajme"Sofra e Drenicës" nga Komuna e Skenderajt, me organizimin më të mirë...

“Sofra e Drenicës” nga Komuna e Skenderajt, me organizimin më të mirë të kulturës tradicionale, në mirëpritje të diasporës (FOTO)

Të ngjajshme

Neuer pranë rinovimit me Bayern

Manuel Neuer nuk ka ndërmend të tërhiqet ende, pasi...

Pentagoni dhe projekti sekret i “ushtarëve me mendje–makinë”

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi një...

Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Conference League

Sulmuesi i Crystal Palace, Ismaila Sarr ka hyrë në...

Aktivitetet e shumta të komunës së Skenderajt në mirëpritje të diasporës gjatë “Muajit të Diasporës” ka bërë që pjesa dërrmuese e mërgimtarëve tanë mos të kërkojnë ahengje në vende tjera, por së bashku më familjet e tyre dhe shoqërinë të ndalen në Skenderaj, duke iu dhënë kështu një infuzion të mirë ekonomik bizneseve në Skenderaj, shkruan Drenica Press.

Ndërkaq organizimi tradicional  “Sofra e Drenicës” më këngë folklorike ushqime tradicionale pranë Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj ka bërë që deri më tani të jetë organizimi më i mirë tradicional në mbarë komunat e Kosovës.

Me rastin e këtij organizimi, Kryetari i Komunës, Fadil Nura, në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët që kanë kontribuar dhe që vazhdojnë të kontribuojnë për shtetin e Kosovës dhe kombin në përgjithësi.

Të pranishëm kanë qenë edhe nënkryetari Sami Lushtaku, profesori Daut Demaku, i cili edhe e ka udhëhequr pothuajse tërë pjesën e fjalimeve dhe tregimeve apo anekdotave, që janë edhe karakteristikë e këtij aktiviteti.
Ndërkohë edhe Ansambli i Drenicës është kujdesur për pjesën artistike, me këngë të njohura shqiptare.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz