BallinaLajmeItalia zgjat me 3 javë uljen e taksave për karburantet, Meloni: Fokusi...

Italia zgjat me 3 javë uljen e taksave për karburantet, Meloni: Fokusi te nafta

Të ngjajshme

Pentagoni dhe projekti sekret i “ushtarëve me mendje–makinë”

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi një...

Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Conference League

Sulmuesi i Crystal Palace, Ismaila Sarr ka hyrë në...

Muja miraton programin bujqësor 2026: 77.5 milionë euro për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,...

PDK në Kijevë kërkon nga Bedri Hamza rikthimin e Fatmir Limajt në parti

Dega e PDK-së në Kijevë të Malishevës i ka...

Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë për tre javë të tjera uljen e taksave shtetërore mbi karburantet, ka njoftuar kryeministrja Giorgia Meloni.

Sipas saj, vendimi vjen në një moment kur është vërejtur një pabarazi e ndjeshme në rritjen e çmimeve të karburanteve, ku benzina është rritur me 6%, ndërsa nafta me 24%.

“Ka një ndryshim të rëndësishëm krahasuar me të kaluarën. Gjatë javëve të fundit kemi konstatuar një disbalancë të madhe mes rritjes së çmimit të benzinës dhe naftës së transportit”, deklaroi Meloni.

Ajo sqaroi se masa e re është fokusuar kryesisht te nafta, duke rinovuar uljen e taksave me 20 cent për litër, ndërsa për benzinën kjo ulje është kufizuar në 5 cent për litër, që përfaqëson rreth 6% të çmimit final të shitjes.

Kryeministrja italiane foli gjithashtu edhe për krizën e strehimit, duke theksuar rritjen e çmimeve të qirave dhe blerjes së banesave në qytetet italiane.

Sipas saj, objektivi i ri i qeverisë është ndërtimi dhe vënia në dispozicion e 100 mijë apartamenteve me çmime të kontrolluara ose në banesa sociale, gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

“Do të mbështesim këtë Plan Kombëtar me rreth 10 miliardë euro, të cilave do t’u shtohen edhe investimet private, që do të shumëfishojnë vlerën totale”, u shpreh Meloni. /Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz