Korporata Energjetike e Kosovës është bërë me kryeshef të ri, pasi Bordi i Drejtorëve ka emëruar Gramos Hashanin në krye të ndërmarrjes.
Sipas njoftimit zyrtar, procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe ka përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e kandidatëve që kanë përmbushur kriteret e konkursit.
Hashani është i diplomuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet master i ka përfunduar në University of the Incarnate Word në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka përvojë në sektorin energjetik dhe atë financiar, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.
Megjithatë, emërimi i tij ka nxitur reagime në opinionin publik, ku janë ngritur pretendime për afërsi të tij me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, e kjo fare lehte dallohet me një kërkim të thjeshtë, ku shhet afërsia e tij me zyrtar të VV-së.
Ai është një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza.
Situata në KEK është përkeqësuar viteve të fundit si pasojë e një seriekrizash në menaxhim, duke nisur nga arrestimi i ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi dhe konflikt interesi.
Kosova ka hasur telashe në sektorin energjetik, posaçërisht kohët e fundit, kryesisht për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese dhe ngarkesave të rrjetit, që kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës dhe kanë imponuar nevojën për import të energjisë./Lajmi.net/