back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajme“S’na befason edhe hyrja zyrtare e PDK-së në Qeverinë Hoti”

“S’na befason edhe hyrja zyrtare e PDK-së në Qeverinë Hoti”

Të ngjajshme

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Shaqir Totaj hap fushatën: Mandati i dytë është i projekteve të mëdha dhe për Prizrenin modern

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, hapi zyrtarisht fushatën për...

Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është nisur për...

Valëvitet flamuri i UÇK-së në Hagë

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po valëvitet në...

Deputetja e Vetëvendosjes, Labinotë Demi-Murtezi, tha se PDK-ja nuk është aspak serioze në mocionin e nisur nga partia e saj për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.

Ajo tha se PDK-ja ka ndihmuar këtë Qeveri dhe se hyrja zyrtare në koalicionin aktual s’do ta befasonte.

“Kur një parti vendos ta rrëzojë duhet ta jep kontributin komplet dhe jo të pjesshëm dhe aq më pak të kushtëzojë vota. Ka pasë deklarata të ndryshme por ne e besojmë vetëm kur t’i shohim vendimet konkrete. Ajo që ne shpresojmë është një ndërgjegjësim në përgjithësi i deputetëve duke parë që votojnë një qeveri më dinjitoze”.

Demi-Murtezi tha se Qeveria Hoti po e tregon joseriozitetin e saj edhe me mungesën e deputetëve të koalicionit qeverisës që për të votuar ligje të rëndësishme mungojnë në seanca.

“Vetëvendosje sot kishte më shumë deputetë se vetë partnerët e koalicion. Kjo tregon që qeveria s’e ka me seriozitet. Kjo flet për dështimin e Qeverisë dhe mos të flasim për të metat që ka Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike”.

“Kuvendi ka kaluar disa nga marrëveshjet ndërkombëtare vetëm me pjesëmarrjen edhe të opozitës. Si opozitë kemi dhënë kontributin tonë edhe për Ligjin për Pandemi, gjithnjë duke vlerësuar si nevojë imediate për qytetarët. Për ne si deputetë është ndjenjë e keqe që të shohim një arrogancë të shefave të grupeve parlamentare të pozitës që në mungesë të numrave esencialë bëjnë batuta”.

Deputetja e VV-së në Edicion Special kritikoi edhe masat e tanishme kundër pandemisë duke thënë se janë krejtësisht të paqarta.

“Masat janë shumë të përsëritura dhe jo koncize si duhet të mbani maskat, dezinfektuesit, por çështjet duhet të jenë të prera. Masat e vikendit kanë qenë të paanalizuara. Masat në kohën e ministrit Vitia kanë qenë shpresëdhënëse. Parandalimi është gjithmonë më i mirë se kurimi. Masat janë lëshuar pa i përcjellë fare si po shkojnë. Qytetarët s’i besojnë kësaj qeverise dhe rrjedhimisht edhe masave”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz