Ëndrrat e sulmuesit shqiptar Fisnik Asllani për një transferim te gjiganti spanjoll FC Barcelona mund të mos jenë më thjesht fantazi.
Lajmi konfirmohet nga vetë lojtari, i cili ka pranuar publikisht dëshirën për t’u bashkuar me blaugranat, transmeton lajmi.net.
Sipas burimeve të Sky Sport, Barcelona po e ndjek nga afër situatën dhe zhvillimin e sulmuesit të ri të Hoffenheim. Vëmendja e tyre ndaj Asllanit është serioze dhe e qëndrueshme, ndërsa tashmë klubi katalanas është informuar edhe për vlerën e klauzolës së largimit të tij.
Asllani, i cili ka bërë hapa të rëndësishëm në Bundesligë, shihet si një talent premtues dhe potencial i madh për të ardhmen e Barcelonës – klub që vazhdimisht kërkon përforcime të reja në repartin ofensiv./lajmi.net/