KEDS ka bërë të ditur se fshatra të tërë do të mbesin pa energji elektrike ne Skenderaj. Sipas njoftimit të KEDS të cilin e transmeton Drenica Press më 03.03.2018 në NS 110/10kV Skenderaj do të ndërprehet:
- Dalja 10 kV Runiku (Kodi: 74000005)prej orës 10:00 deri në ora 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: L. Mecini, Kotorri, Qubreli, Vitak, Kostërc, Runike, Baje, Syrigane, Radisheve, Qitaku. Leqin dhe Pemishta.
Arsyeja e ndërprerjes: Revizion, mirëmbajtje preventive.
Më 03.03.2018 në NS 110/10kV Skenderaj do të ndërprehet:
- Dalja 10 kV Turiqevci (Kodi: 74000006)prej orës 13:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Llausha, Rakinica, Kopiliq i epërm, Kllodernica, Turiqefc, Buroj, Vojnik, Izbica, Ozrim, Kopiliq i Ulët dhe Aqareva .
Arsyeja e ndërprerjes: Revizion, mirëmbajtje preventive.