back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeSkenderaj, Vëllezërit Gashi nga Terrnavci, tregojnë shpirtin e tyre human (FOTO)

Skenderaj, Vëllezërit Gashi nga Terrnavci, tregojnë shpirtin e tyre human (FOTO)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Vëllezërit  Gashi nga fshati Terrnavc i Komunës së Skenderajt, me punë në Gjermani kanë vazhduar me humanizmin e tyre në prag të festave të fundvitit.

Këtë herë ata kanë dhuruar pako ushqimore në vlerë prej 1000 euro për familjet që janë në asistencë sociale në Komunën e Skenderajt. Ata në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale kanë përzgjedh familjet me nevojë.

Iniciativa e këtyre mërgimtarëve tanë në prag të festave, dëshmon përkushtimin e diasporës për vendin, dhe kjo është periudha e vitit kur e gjithë shoqëria duhet të tregojë më shumë solidaritet përballë shtresave në nevojë.

Por kjo nuk është ndihma e vetme që vëllezërit Gashi kanë dhënë këtë vit.

Ata me donacion i janë bashkuar edhe iniciativës së deputetit Bekim Haxhiut, në ndërtimin e dy shtëpive, për shtëpinë e Skender Asllanit në Abri dhe Bashkim Ejupit në Baks,  të cilët ishin përkrahur edhe nga komuna e Skenderajt./PrishtinaPress.eu

Të Fundit

Sport

ShowBiz