back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeSkenderaj, vëllai i Haki Imerit akuzon rëndë LDK-në, thotë se u shfrytëzuan...

Skenderaj, vëllai i Haki Imerit akuzon rëndë LDK-në, thotë se u shfrytëzuan prej tyre

Të ngjajshme

Vdekja e aktorit Perry/ Një mjek dënohet me burg

Një mjek nga Kalifornia, i cili i dha ketaminë...

Arrestohet një person në Kaçanik, konfiskohen dy armë e 67 fishekë

Sot Policia e ka zhvilluar një aksion në Kaçanik. Në...

Çmimet e pronave banesore/ ASK-ja prezanton sot të dhënat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për...

Mot i vranët, temperatura të ulëta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot...

I vëllai i heroit Haki Imeri, Imeri Imeri, e ka akuzuar rëndë Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke mos e përjashtuar mundësinë e implikimit të vetë anëtarëve të LDK-së në vrasjen e vëllait të tij.

Vëllai i Haki Imerit, i cili kishte krijuar edhe shoqatën “Thirrje për Drejtësi”, me synim zbulimin e vrasjeve politike, për gazetën “Bota Sot” ka thënë se LDK-ja është treguar mashtruese dhe i ka shfrytëzuar ata për 17-18 vjet vetëm sa për vota.

“LDK-ja u tregu sikur me qenë vetë implikuese në vrasje, u treguan mashtrues të votave dhe shfrytëzuan luftën 17-18 vjet dhe iu interesojnë veç votat. LDK-së veç për shkak të votave kurrë zëri nuk iu dëgjua. Ata kishin qenë njerëz të pandërgjegjshëm, njerëz të lig. Rugova ka vdekur dhe me vdekjen e tij ai e ka marrë edhe LDK-në me veti, e këta tjerët mbrapa tij janë veç matrapaz”, ka thënë Imeri, duke akuzuar rëndë LDK-në.

Haki Imeri ishte dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë nga presidenti Rugova, kurse nga presidenti Thaçi dje u dekorua edhe me urdhrin “Hero i Kosovës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz