Skenderaj, Shqiponjat e Zeza thirrje drenicasve të gjithë në Mitovicë t’i japim zemër KF Drenicës në ndeshjen vendimtare
01
Lexo edheKF Feronikeli transferon një super sulmues (foto)
Sot të gjithë në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, kështu bëjnë thirrje Shqiponjat e Zeza që tëjenë në numër sa më masiv, për të përkrahur Drenicën në ndeshjen e barazhit, ndaj Dukagjinit. “Shqiponjat e Zeza” janë bërë gati dhe do të udhëtojmë më 5 autobus drejt Mitrovicës, trnasmeton Drenica Press.
Grumbullimi bëhet të mërkurën në ora 13:30 tek Sheshi ‘Adem Jashari’. Ju që e ndjeni veten drenicak dhe juve që ju rrah zemra fort për ngjyrat kuq e zi dhe për fanelën kuq e zi, e mbi të gjitha që ju rreh zemra për qytetin e Skenderajt, ejani, lërini të gjitha gjërat tjerat anash. Ta ‘pushtojmë’ Mitrovicën edhe t’iu tregojmë të gjithëve se Drenica e meriton një vend në elitën e futbollit kosovar. Një përkrahje e fuqishme i duhet skuadres për ne kjo ndeshje është finale, andaj eja mos hezito, merr me vete familjarët dhe miqtë, sa më shumë të jemi aq më e madhe do të jetë përkrahja për klubin tonë, përfundon deklarata e tifozerisë drenicase./drenicapress/
Lexo edheKF Feronikeli transferon një super sulmues (foto)