BallinaLajmeSkenderaj, objekti i ri i shkollës "Dëshmorët e Qyqavicës" i gatshëm për...

Skenderaj, objekti i ri i shkollës “Dëshmorët e Qyqavicës” i gatshëm për nxënësit në shtator (FOTO)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Punët në objektin e ri të shkollës “Dëshmorët e Qyqavicës” në Çirez po vazhdojnë më ritëm të kënaqshëm dhe janë drejt përfundimit.

Inspektimin e punimeve në këtë objekt të rëndësishëm, sot e ka bërë Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, i cili është shprehur shumë i kënaqur me punimet që po realizohen, duke theksuar edhe rëndësinë që ka ndërtimi i shkollës së re në bashkësinë lokale të Çirezit.

Ai po ashtu ka përmendur edhe projektet e tjera që do të nisin së realizuari në këtë lokalitet, me theks të veçantë projekti i kanalizimit që është në fazën e inçizimit të terrenit më qëllim të hartimit të projekti detal.

Nënkryetari Nura tha në Çirez se Komuna e Skenderajt po punon vazhdueshëm dhe me përkushtim në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Skendrajt në pergjithësi dhe të banorëve të këtij lokaliteti në veçanti, pasi ky lokalitet meriton trajtim të posaqëm dhe meritor, duke pasur parasysh sakrificën për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Nënkryetari i Skenderajt gjatë vizitës në Çirez ishte i shoqëruar nga deputetja Ganimete Musliu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz