Skenderaj, një person i vë flakën shtëpisë së fqiut dhe xhamisë së fshatit
03
Lexo edhe7 persona të arrestuar në Drenas
Fshati Runik i Skenderajt ka qenë cak i dy sulmeve, të cilat fatmirësisht kanë përfunduar vetëm me dëme material.
Një person me të meta mentale, dyshohet se ka djegur shtëpinë e fqiut të tij, si dhe ia ka vënë zjarrin xhamisë së fshatit, shkruan drenicapress.info
Zjarrfikëseve kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuare nga zjarri është rreth 30000 euro.
Lexo edhe7 persona të arrestuar në Drenas
Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. /Drenica Press/