Skenderaj, në shtëpinë e kulturës hapet ekspozitë për fëmijë (FOTO)
dpPërditësuar më
Lexo edheEdhe nëpër rrugët e Ganës u festua për Barcelonen (foto)
Sot në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj është hapur ekspozita për fëmijë nga autorja Lenditë Hyseni.
Në këtë ekspozitë autorja Lenditë Hysenaj i ka kushtuar rëndësi fëmijëve të grupmoshave të vogla. Lidhur me këtë ekspozitë drejtori për Kulturë Rini e Sport z. Hajriz Koci për Drenica Press tha: “Përmbajtja e punimeve është shumë interesante dhe i përshtatet botës se fëmijëve. Autorja me kreativitetin e saj ka arritur të sjellë për fëmijët figura dhe personazhe të dashura për ta. Pamjet e pikturuara nga autorja janë të njohura dhe të dashura për fëmijët, sidomos ato që kanë te bëjnë me natyrën, kafshët dhe shpezët e dashura për ta. Ekspozita ngjallë pozitivizëm tek të vëgjlit, përfundoj z, Koci. Sot në hapje ekspozitën e Lendita Hysenit e vizituan fëmijët e Institucionit Parashkollor “Nena Zahide”./drenicapress/
Lexo edheEdhe nëpër rrugët e Ganës u festua për Barcelonen (foto)

21 tet 2026

21 tet 2026