Skenderaj në pikëllim, ndërron jetë njeriu që ndërtoi me duar topin e UÇK-së gjatë luftës (FOTO)
01

Lexo edheKomuna e Gjilanit: Nuk ka vendim për ndëprerjen e grevës së mësimdhënësve

Gashi për muaj të tërë e kishte armatosur UÇK-në, duke u bërë kështu personi i parë shqiptarë që ka prodhuar topin pa dridhje ose minahedhësin.
Lajmin për vdekjen e Hajrë Gashit e bëri të ditur familja e tij.
Ngushëllime ka shprehur edhe Sami Lushtaku.
Lexo edheKomuna e Gjilanit: Nuk ka vendim për ndëprerjen e grevës së mësimdhënësve
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit, burrit të fjalës e të besës, Bacës Hajrë Gashi nga Rezalla e Re e Skenderajt. Në situatat më të vështira për vendin, Baca Hajrë bashkë me familjen dha kontribut të jashtëzakonshëm, për forcimin e UÇK-së më armë të rënda të punuara nga ai. Do të kujtohet gjithmonë për veprat e tij madhështore të bëra në shërbim të atdheut. Ngushëllime familjes, miqëve, bashkëluftëtarëve e gjithë atyre që e kanë njohur Hajrë Gashin”, ka shkruar ai.