Komuna e Gjilanit: Nuk ka vendim për ndëprerjen e grevës së mësimdhënësve
03
Lexo edheKryetari i Gjakovës i fton prindërit t’i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë
Komuna e Gjilanit sqaron opinionin se nuk ka vendim për ndëprerjen e grevës së mësimdhënësve, por e fton Qeverinë e Kosovës dhe SBASHK’un që urgjentisht ta gjejnë zgjidhjen me qëllimin që mësimi të fillojë nga nesër.
Komuna e Gjilanit në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mesimdhensëve, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton Qeverinë dhe SBASHK’un që të reflektojnë në mënyrë urgjente sepse çdo orë e humbur për nxënësit është humbje e madhe.

Lexo edheKryetari i Gjakovës i fton prindërit t’i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë